
Bashkohu me zërin e rinisë,ky ka qënë titulli i aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Shkodrës së bashku me organizata joqeveritare qe operojne ne territorin e kesaj bashkie.
Gjithacka ka nisur me pedalimin me bicleta ne rruget e shkodres, per tu vendosur tek lapidari pranë shatërvanit, nderkohe qe me pas ka qene kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi e cila ka pritur nje grup te rinjsh. Kryetarja e Ademi, evidentoi se per here te para Bashkia Shkoder ka programuar nje buxhet per rinine. Qëllimi i këtij organizimi është promovimi i aktiviteteve për të rinjtë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe kthimi në një traditë organizimin e aktiviteteve të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në qytetin e Shkodrës.






