
Te merkuren ne mbremje te gjithe kenduan dhe kercyen nen ritmet blues dhe jazz me Eugjen Gargjola, Jozefina Simoni dhe Aldo Simoni.
Ky nuk ishte një koncert i zakonshëm, qëllimi përse të gjithë ishin aty ishte jo vetëm për të kaluar një mbrëmje ndryshe, por edhe për të kontribuar në një ditë ndryshe për të moshuarIt e Azilit Shkodër. Qendra Rinore Arka bashkë me Sant Edigio organizuan këtë mbrëmje muzikore, ku të ardhurat që janë mbledhur do të mundësojnë një udhëtim ditor në plazhin e Velipojës të të mosharve të Azilit të pleqve Si zakonIsht Qendra Rinore Arka falenderon stafin e saj për punën e palodhshme dhe partnerët që kontribuan që kjo mbrëmje të ishte sa më e këndshme…………. Takohemi përsëri të ‘Hënën në Shtëpinë Muze “Oso Kuka”, ora 20:00 për koncertin e rradhës me StrinGirls.






