Banorët e njësisë administrative të Shllkakut në Bashkinë Vau Dejës, përvec temeperaturave të ulëta dhe reshjeve të deborës po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Sipas banorëve të kësaj zone, prej më shumë se dy javësh në këtë zonë mungon energji elektrike, nderkohe qe askush nuk është kujtuar për këtë zonë.Nga ana tjetër, një grup i Bashkisë Vau Dejës, ka qënë në këtë zonë ku ka inspektuar nga afër situatën dhe ka evidentuar problematikën e ngritur nga banorët e këtij komuniteti.

Përballë një situate aspak normale, me një rrjet të energjisë thuajse të amortizuar plotësisht, me investime të munguara prej vitesh, zona e shllakut po përballet me nje nga dimrat më të veshtirë të saj, e harruar thuajse kretësisht nga shteti

Artikulli paraprakNIS PUNA PËR ZHBLLOKIMIN E THETHIT
Artikulli tjetërSTUHITË NUK DËMTUAN NDRIÇIMIN PUBLIK