Nushe Dollapaj, 63 vjeçe nga Bajram Curri është përballur me sfida të mëdha për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj të sëmurë dhe dy fëmijëve të cilët kanë probleme të shëndetit mendor. E moshuara tregon se është detyruar të largohet nga vendlindja e saj për tu zhvendosur në Tiranë , për të qënë sa më afër spitalit në mënyrë që t’u ofrojë ndihmën e duhur mjekësore fëmijëve të saj. Prej 3 vitesh, 63 vjeçarja po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi kempet që merr nuk janë të mjaftueshmë për të mbuluar qiranë, ushqimin dhe ilaçet që janë të domosdoshme për ta.

Nëna e 2 fëmijëve është në një situatë tejet të vështirë , ndaj i bën apel për ndihmë shtetit që ti sigurojnë një strehë ku të mund të jetojë me familjen e saj.

63-vjeçarja nga Tropoja është përballur me sprova të shumta, ndaj ajo shpreson që shteti ti përgjigjet apelit të saj, duke e ndihmuar për ti siguruar një jetë më të mirë.

Artikulli paraprakQEVERIA NJOFTOI MBYLLJEN E TIKTOK PËR 12 MUAJ, BERISHA: AKT CENSURE! E RRESHTON SHQIPËRINË KRAH AFGANISTANIT DHE IRANIT
Artikulli tjetërBURSA STUDIMI DHE PRAKTIKA NË AMERIKË