Ne spitalin Rajonal te Shkodres do vijojne investimet deri ne shnderrimin e tij ne nje institucion me standarte optimale ne sherbim te pacienteve . Drejtori Vilson Masmalaj tha se pritet investimi ne sanatariumin e Shkodres ndersa shtoi se problematika e mungeses se medikamenteve ne spitalin rajonal te shkodres do njohe zgjidhje kete vit. 

Ndryshim tjeter ne spitalin rajonal te shkodres eshte vendosja e trareve elektronik sic funksionon ne QSUT, per te shmangur kaosin brenda oborrit te Spitalit Rajonal te Shkodres Masmalaj tha se 2018-ta ka nisur dhe me nje ndryshim tjeter . Rreth 700 punonjes te spitalit Rajonal Shkoder, jane pajisur me uniforma te standartizuara.

Do te jene vetem mjeket ata qe do te mbajne bluzat e bardha, ndersa pjesa tjeter e stafit duke nisur nga infermieret, shefat e pavioneve, sanitaret dhe recepsionistet kane uniforma perkatese.

Artikulli paraprak5000 EURO NJË VEND PUNE, REAGON RAMA
Artikulli tjetër“DUDAS”, LAGJJA ME INFRASTRUKTURË TË DOBËT