
Një histori suksesi në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku është kryer me sukses stentimi i arteries karotide – një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë. Kjo ndërhyrje u realizua me sukses te një pacient 84-vjeçar.
Mirënjohje për ekipin e mjekëve të Shkodrës: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja, Dr. Gledis Zaimi dhe Dr. Genc Nurja, si dhe për stafin infermieror, përfshirë Ermali Dibrën, Afrim Bashin dhe Ilir Dizdarin.
Ky është një hap i rëndësishëm për Spitalin Rajonal të Shkodrës, i cili po konsolidohet si një qendër e specializuar që ofron protokolle të plota mjekësore dhe shërbime të avancuara për pacientët.