Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Ramiz Cobajt se ne qendrat e votimit nr 219 dhe 220 te fshatit Trush ne Njesine Administrative Berdice hyjne persona te armatosur dhe se po ushtrohet presion ndaj komisionereve dhe vezhgesve, situata mesa duket eshte normalizuar.

Star Plus ka komunikuar me shtetasin Flavio Malocaj, I cili konfirmoi se ne oret e mesdites eshte ushtruar dhune fizike dhe verbale ndaj tij . Me pas ka qene kryetari I Partise Socialiste te njesise Berdice Hekuran GJurreta, i cili i qujti lojëra fjalesh deklaratat e PD-se.

Ai eshte shprehur se PD po shperndan informacione te pavertete. Nderkohe, pak ore me vone edhe perfaqesuesi I LSI-se ne komisionin e qendres se votimit Arben Brahimi u shpreh se procesi po vijon normalisht. Ai u beri thirrje qytetareve qe te votojne masivisht, duke thene se deri rreth ores 16 numri I votuesve vetem ne qendren 219 ka qene 420. 

Star Plus ka ndjekur dhe verifikuar situaten dhe pak ore pas raportimit te PD-se dhe policise se ne Trush kane ndodhur disa perplasje fizike mes komisionereve, situata eshte normalizuar.