Jo vetëm humbje 5-0 në Uembli për shqiptarët por edhe disa momente tensione. Në videon e mëposhtme e cila është bërë virale në internet, shikohet se një prej mijërave tifozë shqiptarë të pranishëm është konfliktuar me policinë.

Fundi i ndeshjes për të ka qenë arrestimi nga policët anglezë që e kanë shoqëruar jashtë ambienteve të stadiumit. Tifozi i veshur me simbole të Shqipërisë, kundërshton policinë të cilët për një moment bëhen të shumtë në numër dhe nuk ngurojnë të përdorin forcën për shoqërimin e tifozit shqiptar.

Artikulli paraprakTË HËNËN PA DRITA, OSHEE NJOFTON QYTETARËT: KËTO ZONA DO TË MBETEN PA ENERGJI, JA ORARET
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI, QËLLOHET DREJT NJË MAKINE