Prania e mbeturinave në çdo cep të qytetit të Shkodrës tashmë nuk është një risi që të habit, por kur këto mbeturina bëhen shkaktare e shumë problematikave ku në lagjen Salo Halili në Xhabiej, banorët ankohen se kto mbeturina po I shkatërrojnë edhe shtëpitë e tyre.

Këta banorë, shprehen se disa herë janë ankuar në zyrat e Bashkisë Shkodër, por përgjigjja që kanë marrë, është së kjo nuk është përgjegjësi e Bashkisë për ta pastruar, por e vetë banorëve që jetojnë atje. Siç shihet edhe nga pamjet, prania e mbeturinave në këtë lagje është bërë problem edhe për aromën e keqe që ato shkaktojnë.

E si për të mos mjaftuar kjo gjë, një tjetër shqetësim është edhe dëmtimi I një pusete, ku ujërat e zeza gjatë ditëve me shi mbulojnë një sipërfaqe të konsideruëshme dhe banorët nuk mund të hapin tashmë as dritaret. Por për katet e para tashmë është shfaqur edhe porblemi tjetër, I cili është edhe lagështira që u ka shkaktuar banesave prania e këtyre mbeturinave.