Qendrat shëndetësore në Anën e Malit, Dajç dhe dy lagje të Shkodrës, lagjen nr 4 dhe lagjen nr 1 në Shirokë si shkak i prezencës së ujit krijojnë vështirësi për banorët të cilët janë të përmbytur.

Në këtë mënyrë është vendosur që në rast se kanë nevojë për shërbimin mjekësor të qendrave shëndetësore mjafton që të telefonojnë në këto numra të afishuar të telefonit dhe mjekët dhe infermierët do shkojnë në banesat e gjithsecilit për të dhënë shërbimin që kanë nevojë.

Në zonat e përmbytura, e njëjta gjë do të funksionojë sa i përket edhe tamponëve apo testeve të shpejta për COVID-19 që do bëhen në banesa.

Prej më shumë se një muaji banorët e zonave të përmbytura janë në vështirësi dhe në çdo rast të emergjencave shëndetësore duhet që të transportohen me varkë deri në akset kryesore që lidhen me Shkodrën.