Sipas MeteoAlb dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Jugore. Parashikohet që pasditja, të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu fillimisht në zonat Jugore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe zonat qendrore.

Orët e natës do të shtrijnë vranësirat dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar. Në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë gjatë ditës me shpejtësi 25 km/h por forcohet natën duke arritur deri ne 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të lartë.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË TEK “KOMUNA E PARISIT” NË TIRANË
Artikulli tjetërSHBA DO TË RIHAPË KUFIJTË ME MEKSIKËN DHE KANADANË PËR UDHËTARËT E VAKSINUAR KUNDËR COVID-19