Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë. Kjo ishte hyrja e fjalimit të Kryeministrit Rama në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh por mjaft kohë në luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare. Megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar fare në mendje. Ne në Shqipëri thuajse nuk biem dakord për gjithçka, por ka një gjë që na bashkon: Bashkimi Evropian është fati ynë.

Për shekujt na është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Evropa është zgjedhja jonë e lirë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirije, që frymëzon një menysë tjetër të menduari. Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet”, tha Rama.

Artikulli paraprakNIS KONFERENCA E PARË NDËRQEVERITARE MES SHQIPËRISË, MAQEDONISË SË VERIUT DHE BE-së
Artikulli tjetërVARHELEY: PUNONI ME OPOZITËN PËR INTEGRIMIN, NE DO T’JU MBËSHTESIM