Pas takimit Kryeministri Edi Rama dhe shefja e Politikës Mogherini kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Rajoni ynë dhe Shqipëria kanë bërë hapa të rëndësishme përpara, por ne kemi nevojë të posaçme për miq të dhe njerëz të mirë në Evropë,

që të njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë tona, të vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta, në shtetbërjen evropiane në vendet tona.

Jo vetëm kaq por dhe të kenë dëshirën e vullnetin të argumentojnë fort, aty ku ne mungojmë. Është fakt i njohur botërisht se brenda mureve të BE. Mbrëmë kam pasur një telefonatë miqësore me Presidentin Junker, por falënderoj edhe Hahn për përkushtimin.

Shqipëria ka marrë atë që meriton në këtë fazë të zhvillimit, as më shumë dhe as më pak. Sforcoja për të Reformën në Drejtësi dhe çrrënjosur kanabisin dhe për të luftuar korrupsionin dhe zgjeruar lirinë e shprehjes janë vlerësuar.

Ky nuk është fundi i përpjekjeve, por fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre. Kapitulli historik që kemi mbyllur dje, ia ka lënë vendin sot një tjetër kapitulli. Pastrimi i nisur i sistemit të drejtësisë të vazhdojë me rezultate të shumëpritura të ndëshkimit të atyre që kanë hesapet për të larë me drejtësinë.

Pastrimi i Policisë së Shtetit dhe përmes Vettingut dhe rritja e forcës goditëse të saj është domosdoshmëri. Pastrimi i çerdhes së korrupsionit në administratë dhe rritja e shërbimeve duhet thelluar.

Këto dhe të tjera janë në listën e detyrave të reja të Shqipërisë. Nuk ka asnjë minutë për të festuar, pasi duhet nisur nga të katër anët puna e gjatë për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit.

Dua të prek edhe aspektin politik. Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje, dëftesa nuk u mjafton të gjithëve në shtetet anëtare.

Nuk është sekret, që në disa vende anëtare ka individë dhe forca që as nuk e duan zgjerimin dhe as e dëshirojnë përparimin e rajonit. Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe çudira.

Shqipëria nuk është ndonjë fuqi e madhe për të mos u trajtuar si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematike të natyrshme, që do i trajtojmë me qetësi, vendosmëri dhe argumente dhe dëftesa që kem në dorë nga dje na e bën më të lehtë këtë punë.

Përfaqësuesit e opozitës tonë që të bashkëpunojnë me faktorë të huaj që për interesa të tyre të brendshme të pengojnë Shqipërinë, të mos udheqë zyra deputetësh me gjysmë të vërteta dhe të eksportojë baltën e luftës së brendshme, ta lëmë inatin dhe mllefin.

E ftoj Bashën në një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, boll kemi të huaj që na vendosin shkopinj nën rrota.”

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, META: SHQIPËRIA DUHET TË VAZHDOJË TË THELLOJË REFORMAT E SAJ KYÇE
Artikulli tjetërLËVIZTE ME DROGË NË MAKINË, ARRESTOHET 24 VJEÇARI NË SHKODËR