Nelson Hysa siguroi të shtunën fitoren numër 25 në karrierë, 23 nga të cilat me knockout (K.O). Boksieri shkodran i peshave të rënda ka mbrojtur titullin WBO ndërsa hodhi në tapet me knock out pas dy raundeve rivalin nga Norvegjia, Thomas Narmo, me këtë të fundit që ‘shijon’ humbjen e parë në karrierë

Hysa u fut në ring me dëshirën për të bërë mirë, kontrolloi raundin e parë dhe nuk i la rivalit asnjë mundësi për goditje. 36 sekonda pasi kambana e nisjes së raundit të dytë ra, Nelson Hysa lëshoi një grusht të fortë duke e hedhur Thomas Narmon në tapet. Norvegjezi u përmend, por nuk ishte më i gatshëm për të vijuar duelin dhe fitorja i buzëqeshi Hysës, i cili nuk ka asnjë humbje apo barazim në karrierë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDETAJE TË REJA JANË ZBARDHUR PËR SHPËRTHIMIN ME TRITOL
Artikulli tjetërDY TË VDEKUR NGA RRYMA ELEKTRIKE NË KOMAN