Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore. Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 Ballë.

Kosova
Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites. NDERSA pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër  territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit duke rrezikuar ndonjë reshje dëbore.

Maqedonia e Veriut
Mëngjesi mbete me vranësira të shpeshta në MV. Por duke ju afruar mesditës do kemi intervale me kthjellime dhe rënie e ndjeshme e temperaturave të ajërit. Të cilat do të bëjnë që ngricat të jenë prezente dhe problematike.