Një grua ka denoncuar në polici zhdukjen e të bijës së mitur.

Policia njofton se gruaja me inicialet M. K. ka bërë dje kallëzimin, duke njoftuar se e bija, me inicialet E.K është larguar nga banesa në lagjen “Beqir Dardha”.

Nuk ka informacione se çfarë mund të ketë ndodhur me të miturën dhe as komunikimet apo kontaktet e saj të fundit ndërsa policia ka nisur hetimet.