Me lot në sy, e traumatizuar dhe fotografitë e Musaenit të vrarë në tavolinë, nëna e 20 vjeçarit Anila Zeneli pret për ngushëllime të afërm, miq dhe shumë qytetarë që janë sensibilizuar me ngjarjen e rëndë. Nëna e Musaenit tregon se si mori vesh lajmin tragjik për humbjen e jetës së djalit të saj dhe se si gjatë punës së saj në lavanterinë e spitalit të Shkodrës lau peshqirin me gjak të të birit.

Ngatërresa e emrit të Musaenit që bëri policia vendore e Shkodrës ka ngatërruar edhe familjen e tij të cilët e morën me vonëse lajmin e vrasjes së 20 vjeçarit.20 vjeçari ishte një i ri që gjatë gjithë kohës kërkonte pune për të ndihmuar familjen e tij.

Me zemrën e thyer plotësisht Anila hedh poshtë pretendimet se Musaen Zeneli vuante nga autizmi.Nënë Anila kërkon drejtësi për djalin e saj të vrarë dhe që kjo çështje të zbardhet plotësisht.

Një falenderim ka edhe për gjithë shqiptarët që u sensibilizuan për ngjarjen e rëndë.

Musaen Zeneli mbeti i vrarë në plazhin e Velipojës mesnatën e 27 qershorit pas një përplasje me armë të dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj. Të vrarë mbetën edhe Kujtim Ferracaku, Edmond Gocaj, Xhovan Gocaj ndërsa u plagosën shtetasit Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, të dy të arrestuar sit ë përfshirë në këtë ngjarje ndërsa janë në kërkim edhe tre persona të tjerë të familjes Ferracaku.