Një nënë e tre fëmijëve në Illinois të SHBA qëlloi për vdekje një burrë, pasi ai dhe e dashura e tij nuk pranuan ta puthnin atë.

Claudia Resendiz-Florez, 28 vjeç, sapo ishte transferuar me James P. Jones, 29 vjeç dhe të dashurën e tij në kompleksin e apartamenteve Preserve Woodfield në Rolling Meadoës, kur dashuria mes treshes u komplikua, e për pasojë ndodhi edhe vrasja.

Të tre kishin pirë së bashku të enjten mbrëma kur Resendiz-Florez i kërkoi Jones një puthje, të cilën ai nuk e pranoi, përkundrazi puthi të dashurën e tij.

Resendiz-Florez më pas i kërkoi një puthje të dashurës së Jones, e cila gjithashtu refuzoi.

E revoltuar, ajo mori armën dhe qëlloi Jones. Nga plagët e marra, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Artikulli paraprakLAVROV: RUSIA PEZULLON MISIONIN E SAJ NË NATO NGA 1 NËNTORI
Artikulli tjetërMISTERI I VDEKJES SË KATËR RUSËVE NË HOTELIN NË QERRET TË KAVAJËS