4 anëtarët e familjes Çokaj, në Grudë- Fushë të Malësisë së Madhe jetojnë në kushte ekstreme. Tavani i shtëpisë është pothujase I shembur, ndërsa çdo gjë që bie jashtë hyn edhe brenda. Murët e shtëpisë të mbulura nga myku rrezikojnë çdo ditë e më shumë shëndetin e fëmijëve. Orjeta Çokaj e zonja e shtëpisë tregon se e kanë shumë të vështirë të jetojnë në kushte të tilla.
Shpesh herë nëna e fëmijëve thotë se detyrohet të marr para borxh, pasi asistenca që merr prej 54 mijë lek të vjetra në muaj nuk mjafton as për të blerë ilaçet për të birin i cili vuan nga epilepsia.
40 vjeçarja thotë se është shumë e frikësuar se nga momenti në moment shtëpia mund të shembet.
Orjeta bën apel kushdo që mund ta ndihmojë me sado pak, e mbi të gjitha nga shteti kërkon që ta ndihmojë me një strehë.
Familja Çokaj është lënë në mëshirë të fatit së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të vegjel. Ata jetojnë jetojnë prej vitesh në një shtëpi të rrënuar në Grudë Fushë të Malësisë së Madhe. Të vetmen kërkesë që kanë ndaj institucioneve përgjegjëse është që të kenë një strehë të ngrohtë për të futur kokën.