Kjo është Lina Ceca, nëna e një 36-vjeçari me aftësi të kufizuara e cila prej 20 vitesh është rikthyer për të jetuar në qytetin e Shkodrës. Ajo jeton në bllokun e pallateve pranë spitalit rajonal të Shkodrës dhe përballet me problematika të shumta çdo ditë.

Më e vështirë për të mbetet rruga e amortizuar e cila është bërë shkak për dëmtimin e karrigeve me rrota me të cilat lëviz të birin në rastet kur I duhet ta shëtisë apo ta dërgojë në spital për vizitë.

Si shkak I zgjerimit të oborreve nga komshinjtë, rruga është amortizuar më shumë duke u bërë e pakalueshme për automjetet, ndaj Lina e ka të vështirë të lëvizë karrigen me rrota të të birit me aftësi të kufizuara në mes të gropave.

Vetë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka vizituar nga afër djalin me aftësi të kufizuara bën të ditur Lina Ceca, por ende nuk ka ndryshuar asgjë në jetën e të birit të sëmurë.

Ajo kërkon nga bashkia Shkodër të ndërhyjë në rikonstruksionin e pak metrave rrugë për të lehtësuar kushtet e saj të jetesëës, por edhe të banorëve që jetojnë në këtë zonë.

Lina Ceca prej vitesh apelon për ndihmë në strukturat vendore në Shkodër por deri tani ka gjetur vetëm mbështetjen e organizatave jofitimprurëse. Nevoja e saj më e madhe është asfaltimi I rreth 50 m rrugë që mund të lehtësojë lëvizjen më me lehtësi të djalit të saj me aftësi të kufizuara.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHA ME TË RINJTË: RAMA E KEQJA E VENDIT
Artikulli tjetërMETA LETËR KQZ DHE INSTITUCIONEVE: SITUATA PARAZGJEDHORE ËSHTË CENUAR RËNDË, SULMI NË FRD DHE NGJARJET NË ELBASAN PROVË SE MAZHORANCA PO MINON PLURALIZMIN