U arrestua vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj Diana Bahçja është rikthyer në shtëpi. Akoma e ngarkuar emocionalisht pas arrestimit por e lumtur që tashmë kujdeset vetë për të voglin e saj. Ajo në një pronocim për mediat tregon për ditët e vështira që ka kaluara në qeli për shkak edhe se ajo vetëm pak ditë më parë kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Diana tregon se për djalin e saj të porsalindur gjatë ditëve që ajo ka qënë në qeli janë kujdesur bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Diana tregon edhe rreth momentit që ka marrë vesh për dënimin e saj që nuk ka qënë në dijeni si edhe mënyrën sesi i është komunikuar akuza ndaj saj.

Për shkak të gjendjes së saj si shëndetësore por edhe nga ana psikologjike Diana tregon se gjatë ditëve që ka qëndruar në burg nuk është shoqëruar më gratë e tjera që gjenden në qeli.

Diana Bahçja u arrestua nga policia e Shkodrës më datën 7 mars. Gjykata e Tiranës i kishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh të reja dhe këtë vendim ia ka konvertuar pas tre vitesh, në dënim me burg 1 muaj e 20 ditë.