Guri Seferi është komanduar si drejtor rajonal i Inspektoritatit të Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër. Seferi njëkohësh është edhe nëndrejtor i përgjithshëm i IKMT ndërsa tashmë do të drejtojë edhe drejtorinë rajonale të Shkodrës ndërsa Seferi ndoqi nga afër edhe akisionin e prishjes së ndërtimeve në Velipojë.

Në fakt në këtë post pritej që të vendosej Serdar Hoxha. Ky i fundit priste vetëm formalisht zyrtarizimin në këtë post por në momentet e fundit ka ardhur kjo lëvizje e papritur duke bërë që në Shkodër të komandohet si drejtues i IKMT nëndrejtori i përgjithshëm i këtij institucioni të rëndësishëm. Ndërsa është bërë kjo lëvizje janë ende të paqarta arsyet përse ka ndodhur kjo situatë e tillë kur në fakt Serdar Hoxha ishte emri që pritej të emërohej.

Një javë më parë, u largua nga ky pozicion Ilir Niklekaj, i cili dha dorëheqjen si drejtor rajonal i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit duke pritur që të emërohet në një tjetër drejtori dhe pritej që në vend të tij të emërohej Serdar Hoxha por nuk ndodhi kështu për 25 vjeçarin. Sipas burimeve bëjnë me dije se emërimi i tij është shtyrë për shkak të aksionit kombëtar të IKMT që ka përfshirë edhe plazhin e Velipojës dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 I IKMT –së të Shqipërisë për vetë rëndësinë që ka qarku i Shkodrës.

Muajt në vazhdim nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së Serdar Hoxhës si drejtor rajonal i IKMT në Shkodër. Ndërkohë kohët e fundit në Shkodër ka patur edhe disa ndryshime të tjera në drejtoritë rajonale të PS, në drejtorinë rajonale të tatimeve, atë të transportit rrugor, zyrën vendore të arsimit, Fondin e Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Agjencinë e Kadastrës për të ardhur tashmë tek drejtoria rajonale e IKMT.

Ndërkohë në vazhdim pritet që të ketë edhe ndryshime të tjera drejtorësh rajonal të PS. Këto ndryshime nuk janë pritur edhe aq mirë duke krijuar debate dhe pakënaqësi në radhët e socialistëve shkodran qoftë për drejtorët por edhe për punësimet në administratë.

Artikulli paraprakKULTIVONTE KANABIS, ARRESTOHET 42-VJEÇARI NE MALESI TE MADHE
Artikulli tjetërDRAGOÇ, BANORËT: KANALI BURIM SËMUNDJESH PËR NE