Pak ditë pas mbylljes së aksioneve të mëdha në luftën kundër canabisit në mallet e Dukagjinit kryesisht nëndrejtori i policisë së Shkodrës Avni Canameti duke folur për “Star Plus” tregon se janë kryer 590 operacione policore për asgjesimin e bimëve narkotike.Në total janë asgjesuar 167.457 rrënjë bimë narkotike.

Duke folur për kapacitetet e policisë së Shkodrës nëndrejtori Canameti pranon se ka mangësi në sektorë të ndryshëm por aksionet janë përballuar.Lidhur me deklaratën e ministrit Saimir Tahiri se policia shqiptare është më e paarsimuara në Ballkan, përjashtim nuk bën as policia e Shkodrës thotë nëndrejtori Canameti por situata ka ardhur duke u përmirësuar.Nëndrejtori Canameti në fund tha se policia e Shkodrës është në gatishmëri në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të sigurtë.

Artikulli paraprak20 FAMILJE RREZIKOJNË TË MBESIN NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërOSHEE NË KOPLIK KTHEN FRIKËN E DIKURSHME TË RADHËVE