Fitorja i përket partive politike dhe kandidatëve, ndërsa institucionet QYTETARËVE!
Për fat të keq këtë koncept ende nuk arrijnë ta ndajnë përfaqësuesit e RILINDJES ,
që kanë marrë përsipër të garojnë në Shkodër, duke përdorur çdo lloj mekanizmi herë për t’u kamufluar, herë për të kërcënuar, e në të tjera raste duke hedhur gurin dhe fshehur dorën.
Kur lidhjet me qytetin i ke sa për lojën e radhës politike, rrezikon të gabosh dhe duke dashur t’u prezantohesh qytetarëve si i pa parti, zhytesh edhe më shumë në ujërat e turbullt që t’i ka servirur pikërisht forca politike që përfaqëson, sado makjazh fshehjeje që kërkon të bësh.
Kandidati i Rilindjes për Bashkinë Shkodër zgjodhi të publikojë një letër të hapur që i adresohet çdo punonjësi të bashkisë, ku mes rreshtave gjendej fshirja e kujtesës, joshja, kërcënimi dhe shkatërrimi që vjen i fshehur në harresë. Gjendur në të tilla rrethana, e ndjejmë për detyrim që si institucion i Bashkisë Shkodër t’i kthejmë në të njëjtën formë një përgjigje publike kandidatit të Edi Ramës për këtë bashki:
z.Kandidat i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste!
Bashkia Shkodër është krijuar në vitin 1865. Nuk ka bashki të vjetër apo bashki të re, nuk ka bashki të Rilindjes dhe bashki të Partisë Demokratike, por një institucion me njerëz e profesionistë të lirë e të denjë.
Administrata dhe punonjësit e këtij institucioni kanë qënë dhe do të jënë në shërbim të qytetarëve dhe të përgjegjshëm e të disponueshëm në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të administratës vendore.
Asnjë nga punonjësit e bashkisë Shkodër nuk është detyruar të kthehet në militant, por vijojnë të shprehin lirisht eksperiencën dhe opinionet që ato kanë si qytetarë Shkodrës.
E kundërta na demostrohet prej jush, pasi drejtorët tuaj i keni vënë në rresht për t’ju bashkuar takimeve. Të premten e shkuar në orar zyrtar pune kishit jo pak por 4 drejtorë krah jush, kur do të duhej të ishin në krye të detyrës duke i shërbyer qytetarëve. Ata nuk e kanë vendin në fushatë gjatë orarit të punës, pasi paguhen nga paratë e taksapaguesve për t’u shërbyer atyre, e jo partisë tuaj që ka kapur çdo pushtet.
Nëse ky është modeli që doni të na mësoni dhe servirni, e keni shumë gabim pasi ai është tipiku i shkatërrimit të administratës publike. Në këto 10 vite na keni promovuar drejtorë që kanë të arkivuara rekordet kriminale dhe paratë e vjedhjeve e abuzimeve klienteliste i fshehin nëpër tubat e aspiratorëve.
Deklarata e hapur, eshte kërcënimi i radhës, që vjen nga kandidati i një partie, e cila institucionet qendrore në Shkodër pervecse te zhytura ne korrupsion i ka transformuar në institucione të mbushura me militantë duke larguar nga puna sa e sa profesionistë, që në vitin 2013.
z.Kandidat të thëna këto nga ana juaj, bëhen edhe më qesharake kur ju vini si përfaqësues i Edi Ramës dhe Rilindjes për të kërkuar mbështetjen e shkodranëve, kur në vitin 2019 këtë staf profesionist dhe të gjithë Bashkinë Shkodër ishit duke e lëshuar në duart e një të inkriminuari që i besuat kandidimin. Jo se keni ndryshuar model, pasi në çdo palë zgjedhje të inkriminuarit i keni krah vetes duke blerë vota e kërcënuar për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.
Shkodra e shkodranët nuk kanë si ta harrojnë dhe aq më pak administrata që vijon punën e saj pa u intimiduar dhe e lirë në zgjedhjet që cdo punonjës i kësaj bashkie bën.
Bashkia Shkodër vijon dhe do të vijojë punën e saj me përgjegjshmëri të plotë dhe në zbatim të ligjit duke respektuar pushtetet e ndara të Kryetarit dhe të Këshillit Bashkiak dhe duke i dhene liri te plote Stafit per te zbatuar detyrat e tij funksionale ne mbeshtetje te ligjeve dhe rregulloreve perkatese ne fuqi.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI:VETËM ME PUNË MUND TË ARRIJMË ÇFARË DUAM, VETËM NËSE SHKODRA, PËR NE, ËSHTË E PARA!
Artikulli tjetërTRE TURISTËT ÇEKË BLLOKOHEN NË MALIN E JEZERCËS, MINISTRIA E MBROJTJES DËRGON NË NDIHMË TË TYRE HELIKOPTERIN COUGAR