Situata nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës krahasuar me një ditë më parë është pothuajse e njëjtë ndërsa sipas raportit të bashkisë Shkodër ka vetëm 100 hektar tokë më shumë të përmbytur nga uji. Në total, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet me më shumë se 2700 hektarë. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.60 m.

Në krahasim me raportimin e një dite më parë ka rritje të nivelit të ujit me 10cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës,shënon kuotën 8.87 m. Në 24 orët e fundit ka rritje të nivelit të ujit me 5 cm. Hidrometri i lumit Drin,shënon kuotën 7.35m. Në krahasim me raportimin e një dite më parë kemi rritje të nivelit të ujit me 28cm. Në njësinë Ana e Malit rruga e fshatit Obot është e e kalueshme me vështirësi nga mjetet e larta për shkak të nivelit të ujit mbi 1m. Rruga Muriqan – Goricë ka prezencë uji rreth 20cm.

Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 70-80cm. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë. Ndërsa në njësinë Dajç, situata e krijuar nga reshjet intensive të 24 orëve te fundit paraqitet serioze. Sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet më shumë se 1300 hektarë tokë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” në fshatratMushan, Shirq, Suka-Dajç, Darragjat dhe Pentar. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ndërsa ka prezencë uji me mbi 1m. Në këtë zonë janë 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Po ashtu ka prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Në njësinë administrative Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças. Në njësinë Gur I Zi, vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Ndërsa në njësinë administrative Bërdicë, situata është përkeqësuar gjatë ditëve të funidt, ku ëshët rritur ndjeshëm sipërfaqja e tokave nën ujë e cila vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Më pak problematike situata paraqitet në njësinë Rrethina, ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues