Nuk ka njohur përmirësim situata e krijuar nga përmbytjet në territori e bashkisë Shkodër. Aktualisht, sipërfaqja e tokave buqjësore të përmbytura arrin në 3500 hketarë, rreth 500 hektarë tokë më shumë se një ditë më parë. Në raportimin periodik të bashkisë Shkodër pas monitorimit të situatës në terren bëhet me dije se hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.69 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 9 cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.93 m.

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6 cm. Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pa ndryshuara. Në njësinë administrative Ana e Malit, rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.

Në njësinë e dytë më të prekur nga përmbytjet, Dajç sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm. 110 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Ka presence uji 20 cm në rrugen Belaj- Pentar.Sa I takon njësisë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças. Në njësinë administrative Bërdicë, ka patur një përmirësim të lehtë të situatës së krijuar ku Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Nisur nga situata e paraqitur ditët e fundit bashkia Shkodër kërkon nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Artikulli paraprakANA E MALIT, ADMINISTRATORI: ËSHTË RRITUR NIVELI I UJIT
Artikulli tjetërFERMERI: RREZIKOHEN 12 KRERË LOPË, NIVELI I UJIT NË 70 cm