Është rritur me 50 hektarë sipërfaqja e tokave buqjësore të përmbytura në territorin e bashkisë Shkodër. Aktualisht nën sipërfaqen e ujit janë rreth 3600 hektarë tokë, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina. Sipas raportimit periodic të bashkisë Shkodër hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.65 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës,shënon kuotën 8.85 m.

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 3cm. Hidrometri i lumit Drin,shënon kuotën 7.20 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara. Në njësinë administrative Ana e Malit, rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm. Në fshatin Obot ka prezence uji në oborre 100cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë. Në këto zonë janë 2 shtëpi të përmbytura. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 -2.5m. Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1500 hektarë. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darragjat është e bllokuar.

Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan. Ka prezence uji 20 cm në rrugen Belaj- Pentar. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta. Në njësinë Velipojë situata është përmirësuar krahasuar me një ditë më parë, ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.

Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças. Në njësinë Gur I Zi, vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Ndërsa, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur në njësinë Rrethina vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NUK ËSHTË MË E PATHYESHME, LAÇI FITON 2-1
Artikulli tjetërSHKODËR, PRESIDENTI META “MJESHTËR I MADH” SPORTISTËVE