Dita – ditës po përmirësohet situata e krijuar nga përmbytjet në territorin e bashkisë Shkodër. Krahasuar me një ditë më parë sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është zvogëluar me 200 hektarë. Këtë të mërkurë sipërfaqja e tokave nën ujë vlerësohet në 940 hektarë.

Në qytetin e Shkodrës nuk konfirmohet për prezencë të ujit në tokat pranë zonës së “Livadheve” ndërsa problematike mbetet situata vetëm në njësitë administrative Dajç, Ana e Malit dhe Rrethina. Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokave nën ujë vlerësohet rreth 330 hektarë, 120 hektarë më pak se një ditë më parë. Në këtë njësi nuk ka banesa të cilat kanë prezencë uji në oborre.

Fshatrat më të prekur gjatë 7 javëve përmbytje kanë qenë Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore. Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet në 350 hektarë. Sipërfaqja më e madhe e tokave të përmbytura ka qenë e kultivuar me jonxhë, bazë e parë ushqimore për gjënë e gjallë në këtë zonë.

Tashmë rruga kryesore e fshatit është hapur totalisht, duke bërë që banorët të kenë lehtësi transporti për tu lidhur me qytetin e Shkodrës. Në njësinë administrative Rrethina, sipërfaqja e tokave nën ujë vlerësohet në 260 hektarë.

Aktualisht fshatrat më të prekur Shtoji I Ri, Shtoji I Vjetër dhe Dobraçi. Bashkia Shkodër prej një jave vijon punën në terren për vlerësimin e dëmëve të shkaktuara nga përmbytjet në të gjitha nëjsitë administrative. Ndërkohë që nga ana tjetër, banorët kërkojnë shpërndarjen e dëmshpërblimeve sa më parë të jetë e mundur

Artikulli paraprakMEDIU ARRIN MARRËVESHJE ME BASHËN, BASHKË NË LISTA NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT
Artikulli tjetërPD: BASHKIA S’MUND TË PËRBALLOJË KOSTON E PËRMBYTJEVE