Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bën me dije se është nënshkruar marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 522 banesave në Laç.

Ahmetaj thotë se hapi i radhës tashmë për Rindërtimin është fillimi i punës në kantierin e madh të 552 banesave në Laç, ku brenda 72 mijë m2 do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësir, hapësira të gjelbëruara, sheshi qendror i qyetit, godina e Bashkisë dhe një shkollë 9- vjeçare.

Ai shton se projekti është dizenjuar me stadardet më të larta dhe do të financohet nga Turqia në bashkëpunim.

STATUSI NGA ARBEN AHMETAJ

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.

Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.

Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.