Nënshkruhet memorandumi mes shtetit-bankave dhe sipërmarrjes për të vënë në zbatim programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi është i bazuar në kredi të buta me fokus tek sektori i bujqësisë dhe tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në fjalën e tij, guvernatori Gent Sejko u bëri thirrje bankave të rrisin vëmendjen ndaj këtyre ndërmarrjeve sidomos në fushën e Bujqësisë ndërsa bizneseve u kërkoi t’u afrohen më shumë bankave.
Kryeministri Rama tha se interesi i kredisë për sipërmarrësit do të jetë minimumi 2% dhe maksimumi 3%. Ai shtoi se në 5 vitet e fundit kredia në Shqipëri është dyfishuar, duke kaluar nga 5 miliardë euro në 10 miliardë euro, çka sipas tij tregon rritjen e kapaciteteve financuese të bankave të nivelit të dytë.

“Kam mundur të shoh një sërë ndërmarrjes të vogla që bazuar në eksperiencën e shqiptarëve dhe shqiptareve të kthyer nga emigracioni, bazuar në shpirtin inovativ, vullnetin për të bërë diçka domethënëse në komunitet dhe për të punësuar familjen dhe njerëzit përreth kanë qenë eksperienca të jashtëzakonshme, prekëse dhe ndërkohë eksperienca që më kanë treguar se me një mbështetje financiare të arsyeshme, ato realitete mund të rriten dhe sjellin të reja kuptimplota për ekonominë tonë. Në fund të çdo bisede ka qenë problem financimi i arsyeshëm në pamundësi për të marrë kredi normale komerciale të cilat nuk mund t’i përballojnë për të hedhur hapin tjetër.

Ishte një projekt i dedikuar për bujqësinë, nga i cili ne nxorëm mësimet tona dhe sot është një projekt që është kthyer në një program mbështetje të qeverisë për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ata që kanë ndërmarrje, pas firmosjes futet në zbatim një program që i hapet derë për të dyfishuar sipërmarrjen e tyre. 5 vjet më parë kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 mld euro, sot pas 5 vjetësh kredia në Shqipëri është 10 mld euro, jemi në një dyfishim të kapacitete financues nga banka të nivelit të dytë. Do vihet në dispozicion linjë kredi me interes minimal 2% dhe maksimal 3%. Kërkojmë bashkëpunim të plotë nga ana juaj, e shoqëruar me garanci sovrane për të ulur riskun e kredisë për bankat. Garanci sovrane që varion nga 30-70% sipas nivelit të riskut”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek sektori agro, duke kërkuar nga bankat të tregohen më kurajoze në financimin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Bankat duhet të jenë pak më kurajoze edhe në raport me sektorin e bujqësisë. Niveli i riskut është i lartë dhe kemi mësuar se projektet nga ky sektor duhet të jenë projekte që kanë një risk më të ulët dhe që lidhen me agrobiznesin, inovacionin”, tha Rama.

Artikulli paraprakHIDHET NGA KATI I 5 I PALLATIT, HUMB JETËN I RIU NË SHKODËR
Artikulli tjetërRAMA: KREDI ME INTERES 2-3% PËR NDËRMARRJET E VOGLA