SIPAS AUTORITETEVE ZYRTARE TË NEPALIT JANË RRETH 6,204 VIKTIMA. Qytetet dhe fshatrat të cilët ndodhen pranë epiqendrës së tërmetit  të së shtunës në qendër të Nepalit, kanë pësuar “shkatërrim pothuajse total”, deklaron Kryqi i Kuq. Skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit thonë se kanë gjetur të mbijetuar “në gjendje të dëshpëruar”.

Sipas autoriteteve zyrtare të Nepalit janë rreth 6,204 viktima zyrtarisht deri më tani, pas tërmetit prej 7,8 ballësh dhe rreth 14 mijë të tjerë janë të lënduar. Por fati i mijëra të tjerëve në zona të thella mbetet i paqartë dhe qeveria ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrije deri në 10 mijë persona. Pavarësisht skuadrave të shpëtimit nga Nepali dhe mjaft ndërkombëtarëve që po veprojnë në kryeqytetin Kathmandu dhe zonat përreth, terreni i vështirë dhe koha e keqe e ka bërë të vështirë mbërritjen në zona të izoluara.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PËR 3 PIKË NDAJ ELBASANIT
Artikulli tjetër1 MAJIN SHKODRA E KTHEN NË FESTË