Nesër pritet që avioni i parë nga Londra të ulet në aeroportin e ri të Kukësit. Por ndërkohë gazetari Arben Manaj deklaron se aeroporti i Stanstead në Londër ka konfirmuar zyrtarisht se fluturimi nesër në orën 8:00 do të jetë Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës.

Sipas tij, pas uljes në Tiranë, ku pritet të hipë dhe kryeministri Edi Rama, avioni do të udhëtojë drejt Kukësit. Arsyeja thotë ai, mund të jetë për rregullat evropiane të fluturimit dhe sepse aeroporti i ri nuk është 100 i gatshëm për fluturime ndërkombëtare.

“Aeroporti i Stanstead në Londër konfirmoi zyrtarisht përmes zëdhënësit të saj
të Qendrës së Medias për TCH në Londër se fluturimi i Air Albania ditën e diel në orën 08:00 të mëngjesit do të jetë Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës, për të sjellë kuksianët që e kanë sharë Ramën në mediat sociale, siç thotë Kryeministri!
Pas uljes në Tiranë, ku me siguri do hipë edhe kryeministri Rama, avioni do bëjë fluturimin Tiranë-Kukës!
Fakti që nuk fluturon direkt Londër-Kukës ndoshta ka të bëjë me rregullat evropiane të fluturimit për shkak të aeroportit të ri, i cili nuk është 100% i gatshëm momentalisht për fluturime ndërkombëtare”, shkruan gazetari Manaj.

Të dielën e 18 Prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistë.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albania-s me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe të përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thosha që do bëjmë Aeroport në Kukës.

MARRË NGA BALKANWEB

Artikulli paraprakKORONAVIRUSI/ MBI TRE MILIONË PERSONA TË VDEKUR NGA COVID NË BOTË
Artikulli tjetërPËRMBYSJE E ÇMENDUR E PARTIZANIT, KUKËSI KAP NË FUND TIRANËN, FESTIVAL GOLASH PËR NJË PIKË