Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga instancat shtetërore që të marrin shembullin e Francës dhe të lejojnë një numër të kufizuar tifozësh në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës që do të zhvillohet nesër. Sipas njoftimit, FSHF thotë se çdo gjë do të realizohet nën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e COVID-it.

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin AirAlbania. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës” mbyllet kërkesa.