Prokurorja Rovena Gashi ngrriti një padi ndaj Kryeprokurorses së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, për shkak të shkarkimit të saj si drejtore e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Seanca gjyqësore për këtë çështje do të zhvillohet nesër në orën 14:30 pranë Gjykatës Administrative në Tiranë dhe Gashi nëpërmjet avokatit të saj kishte kërkuar praninë e Kryeprokurores. Por Arta Marku nuk do të paraqitet nesër në gjykatë. Në fakt, burimet, bënë të ditur se Marku do të jetë në analizën e Prokurorisë në Pogradec dhe Korçë.