Për herë të parë, një mbledhje e përbashkët do të zhvillohet ditën e nesërme mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Takimi do të zhvillohet në Villa Pamphili, vendi tradicional italian për takime dypalëshe.

Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.
Marrëdhëniet e afërta mes Shqipërisë dhe Italisë datojnë nga hera, ndërsa një sërë bashkëpunimesh kanë zgjeruar spektrin e ndërveprimit mes tyre. Italia ka zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që do të ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.

Artikulli paraprakDIELL DHE KTHJELLIME NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetër9-MUJORI 2025, TKURRJA E LINDJEVE PËRHAPET NË GJITHË VENDIN, RËNIE VJETORE 4.6 %