Subjektet dhe individët që përfitojnë nga vendimi i qeverisë pagën e jashtëzakonshme prej 40 mijë lekësh mund të aplikojnë nga dita e martë me anë të një formulari “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2” tek portal i Tatimeve. Ata që plotësojnë kriteret do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing pranë këtij portal dhe në vijim kështu atyre u jepet mundësia të aplikojnë duke filluar nga data 21 Prill e në vijim.

Sipas administratës tatimore, aplikimi mund të kryhet nga subjekti dhe përfitojnë edhe punonjësit e tij. Ndërkohë, punonjësit që figurojnë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagesë të vetme. Të dhënat e llogarisë bankare janë të detyrueshme për t’u plotësuar në formularin e përfitimit të ndihmës financiare, të cilat duhet disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve përfitues, ku banka dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë të rëndësishme. Plotësimi jo i saktë i këtyre të dhënave bllokon procesin e kalimit të pagesës në llogarinë e individëve përfitues, theksojnë Tatimet.

Individët, me status i vetëpunësuar duhet të kenë patjetër një llogari bankare personale apo biznesi dhe po ashtu edhe individët përfitues siç janë punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë.

Përfitues të kësaj pagese janë të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të qeverisë; të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrave të Ministrisë deri në datën 10 Prill 2020; të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë  dhe të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrave të lëshuara nga qeveria.

PËRFITUESIT E PAGESËS 40.000 LEKË

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të qeverisë.

Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrave të Ministrisë deri në datën 10 Prill 2020.

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrave të lëshuara nga qeveria.

Artikulli paraprakDEL KALENDARI I RIATDHESIMEVE NGA GJERMANIA, ANGLIA DHE FRANCA (DATAT)
Artikulli tjetër“KY LARGIM I RIKARDIT TË MADH NA KA PIKËLLUAR”, META: JAM PA FJALË