Nesër opozita do të zhvillojë protestën në orën 12:00 para Kryeministrisë, ndërsa mbrëmjen e sotme punëtorët kanë mbuluar me skela hyrjen kryesore të selisë së qeverisë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në protestat që opozita ka zhvilluar më parë para Kryeministrisë.

Në protestat e mëparshme nga Kryeministria është pohuar se mbulesa te hyrja e institucionit është bërë me qëllim për të mbrojtur veprën e artit, neonit në hyrje të godinës. Për të njëjtën arsye, pra sigurie që të mos ketë dëmtime, nëse do të ketë goditje duket se është vendosur edhe në këtë rast. Kujtojmë që në protestën e opozitës në 17 dhjetor 2015 neoni në hyrje të godinës së qeverisë u thye pasi u qëllua me sende të forta.

Nesër opozita ka paralajmëruar një protestë paqësore.