Një ditë para protestës, janë marrë masa për të mbrojtur pjesën hyrëse të kryeministrisë.

Puna nisi që mbrëmjen e djeshme dhe tashmë ka përfunduar.
Punëtorët kanë ngritur skelat prej hekuri për të rrethuar pjesën e led-it, që është edhe pjesa më delikate e ndërtesës.

Një ditë para protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për masat e marra dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Policia thotë se ka informacione se persona me rekorde kriminale janë përgatitur për dhunë.

“Përveç deklaratave dhe retorikës së ndezur politike dhe thirrjeve për dhunë, të artikuluara nga disa përfaqësues të politikës dhe medias, Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar,

me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike”, sqaron policia në njoftim.

Artikulli paraprakDY GREKE KONTROLLONIN RRUGËN, SHQIPTARI TRANSPORTONTE DROGËN
Artikulli tjetërDITË ZIE EDHE SOT NË MAQEDONINË E VERIUT PËR VIKTIMAT E AKSIDENTIT