Dita e nesërme është festë për tifozët në Europë dhe mbarë botën pasi starton sezoni i ri i Champions League.

Sytë janë vetëm nga përballja Barcelona-Bayern Munich, sfida e zjarrtë që do të ndezë natën e parë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Hera e fundit që u përballën dy klubet rezultati ishte i pabesueshëm, 8-2 për Bayernin në një çerekfinale të Champions vetëm një vit më parë.

Ne ‘Camp Nou’ Barcelona do të luajë përballë ‘makthit’ të saj, pa Messin kësaj radhe.

Në sfidat e tjera Juventus e nis me transfertën në Malmo kurse Chelsea pret rusët e Zenit. Manchester United udhëton drejt Zvicrës për t’u përballur me Young Boys kurse interesante janë dhe sfidat Sevilla-Salzburg, Villareal-Atalanta dhe Sevilla-Salzburg.