Sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore iraniane ka qenë “plotësisht i koordinuar” me Izraelin. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një mesazh video të shpërndarë nga disa media kombëtare.

Netanyahu e cilësoi presidentin Donald Trump si “një mik i jashtëzakonshëm i Izraelit”. Ai theksoi se operacioni amerikan ishte vazhdimësi e operacioneve ushtarake të Izraelit dhe të shërbimit sekret Mossad në Iran, të cilat kanë pasur si qëllim ndalimin e programit bërthamor iranian, që sipas tij “kërcënonte vetë ekzistencën tonë dhe rrezikonte paqen në botë”.

«Presidenti Trump po udhëheq botën e lirë me vendosmëri», u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi: «Është një mik i madh i Izraelit, një mik si asnjë tjetër».

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 35 GRADË C…PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërZJARR PRANË MAGAZINAVE TË BASHKISË LEZHË, TYMI MBULON ZONËN