
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë për në Uashington për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Mediat izraelite raportojnë se vizita pritet të zhvillohet në javën e dytë të korrikut kur edhe pritet që kryeministri izraelit të zbresë në Uashington.
Ndonëse konflikti me Iranin u shtensionua, për Gazën s’mund të thuhet e njëjta gjë. Zyrtarët amerikanë thonë se po bëhen përpjekje të mëdha për të arritur një përparim në bisedime dhe për të arritur një marrëveshje për pengjet, raporton Ynet.
Burime amerikane thonë se sulmi ndaj Iranit ka krijuar “vrull” për marrëveshjen dhe po flitet për përparim të vërtetë.