Neymar nuk mund ta besojë se Barcelona e tij është shkatërruar ndaj PSG-së në Champions League. Braziliani është shprehur se do të jetë shumë e vështirë që të përmbysin një humbje të tillë 0-4.

Ai është një prej lojtarëve që nuk bëri asgjë në sfidën ndaj parizienëve, ndërkohë që ka folur pas ndeshjes për mediat. “Nuk jam gjendur kurrë në një situ atë të tillë, është thuajse e pamundur. Ishte një natë e tmerrshme, por meritat e gjithë është e PSG-së. Ata bënë një ndeshje të madhe, duke shënuar katër gola. Tani ne duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, e të shohim çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar situatën. Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, jemi në disavantazh prej katër golave”, tha braziliani pas ndeshjes.

Artikulli paraprakDORIS PACK: KEQARDHJE PËR SHQIPËRINË, S’KA VULLNET PËR DEKRIMINALIZIMIN
Artikulli tjetër“BOYFRIENDS OF INSTAGRAM” JANË HERONJ TË VËRTETË