Pensionistët në të gjithë Shqipërinë do të përfitojnë nga rritja e pensioneve, duke filluar nga muaji korrik 2018. Janë gjithsej 18 kategori të ndryshme që përfitojnë, ndërsa pjesa më e madhe ka një rritje me vetëm 364 lekë në muaj.

Drejtorja e Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër, Violeta Staka, tha se gjithçka është gati për implementimin e shtesës së re pensioneve.

Të gjitha kategoritë do të kenë një rritje pensionesh me 2.8%, ndërsa ndryshon vlera e lekëve. Kjo vjen si pasojë e pensioneve të ndryshme që kategori të ndryshme përfitojnë.

Me sistemin online të operimit, gjithçka është me e lehtë dhe pritet që të mos ketë vonesa për shpërndarjen, e cila fillon në datën 1 korrik.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, në rritjen e pensioneve pritet të përfitojnë 665 mijë pensionitë.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakCEREMONIA DIPLOMIMIT NË SHKOLLËN “28 NËNTORI”
Artikulli tjetërS’KA SHIFRA PËR FËMIJËT NË SITUATË RRUGE