
Duke filluar nga e marta 1 prillit, në liqenin e Shkodrës do të ndalohet gjuetia e peshkut. Arjan Çinari, menaxher I Organizatës së Menaxhim – Peshkimit në Shkodër tregon se vendimi ndahet në tre faza.
Duke qenë se në treg mund të tregohet krap i liqeneve të tjera, Çinari tregon dokumentat që duhen të jenë të pajisur tregtarët.
Çinari tha se deri me 31 maj nuk do të lejohet asnjë lloj gjuetie përveç gjuetisë me grepa të peshkut të ngjalës ndërsa shpjegoi edhe arsyen pse ky proçes kryhet në këtë periudhë. Sa i takon gjuetisë të paligjëshme Çinari i bën thirrje çdo personi që do të shkel ligjin do të përballet me të.