
Duke nisur nga data 12 mars, segmenti rrugor nga Parruca drejt Xhabije do të jetë i hapur në dy sense qarkullimi.
Njoftimi është bërë nga Bashkia Shkodër, e cila sqaron se ky ndryshim në organizimin e trafikut synon të lehtësojë lëvizjen e mjeteve dhe të reduktojë ngarkesën në disa zona të qytetit.
Sipas bashkisë, Policia Bashkiake dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e qarkullimit dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve gjatë zbatimit të këtij ndryshimi.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e strukturave përgjegjëse.






