Mali i Zi ka shtrënguar masat anti-covid që aplikohen në kufi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke nisur nga 2 janari do të nisë aplikimi i masave të reja. Kështu, para se të niseni drejt vendit fqinje duhet të keni parasysh që për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me certefikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave.

Nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj. Po ashtu, lejohet kalimi në kufi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Në të dyja rastet qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

NJOFTIMI

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi 🇲🇪

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri: Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj. Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen). Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë. Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.