SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Rezultati i 25 prillit do të çojë në parlament 60 emra të cilët për herë të parë do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e parë në shtator do të çelet nga njëra prej tyre, e cila vjen nga PS, 79-vjeçarja Luljeta Bozo, ndërsa PD ka deputeten më të re në moshë, 22 vjeçaren Andia Ulliri.

Ndërsa parlamenti i vjetër deri në korrik do të merret me procedurat për herë të dytë me nismën e PS për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, 60 figura të reja të dala nga zgjedhjet e 25 prillit po bëhen gati për t’u ulur për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Të rinj dhe të moshuar i janë bashkuar partive për t’u bërë pjesë e politikës dhe për të patur në dorë kartonin që vendos për ligjet e vendit tonë.

22-vjeçarja Andia Ulliri nga listat e PD do të jetë deputetja më re e Parlamentit, ndërsa më e vjetra 79-vjeçarja Luljeta Bozo nga lista e PS, e cila edhe pse ulet për herë të parë në Kuvend, i takon të çelë seancën e parë plenare.

Ish- gjeneralë, drejtues të autoriteteve shtetërorë, ish-kryebashkiakë, prefektë, zv.ministra, figura të lidhur me luftën anti-Covid dhe rindërtimin janë 28 emrat e rinj nga PS që do ulen për herë të parë në karriget e legjislativit.

Pasi kryesocialisti Edi Rama të vendosë se cilin mandat do të mbajë, Durrësin apo Vlorën, atëherë një tjetër e re pritet t’i shtohet këtij grupi.

Ish- kryebashkiakët që respektuan urdhrin e kryetarit Lulzim Basha për të mos hyrë në zgjedhjet vendore të 2019 janë shpërblyer me nga një karrige në grupin e ri demokrat në Parlament, të cilët së bashku me eksponentë dhe drejtues të PD përbëjnë 29 emrat e rinj.

Të tre mandatet e PSD do të jenë emra të rinj, pasi Tom Doshi hoqi dorë nga të dyja mandatet në Tiranë dhë Shkodër.

Ndërsa LSI-ja nuk ka asnjë surprizë, pasi të 4 mandatet janë fituar nga kanidatët të cilët kanë shërbyer në Parlamentin e Shqipërisë.