Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet nga Gjermania serish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Për qytetarët që duan të udhëtojnë për në Gjermani nga kjo datë duhet të këtë parasysh këto masa:

Të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtojnë për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit duhet të ngarkohet një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që personi është plotësisht i vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqitet asnjëra nga këto dy dëshmi, duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes duhet karantinë për dhjetë ditë.

Pas pesë ditësh, mund të bëhet test përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepet fund karantinës.