1 qershori është festuar tradicionalisht në Shqipëri si Dita e Fëmijëve, por në mesin e aktiviteteve që përkujtojnë këtë ditë, si është në të vërtetë gjendja e fëmijëve në vend?

Shifrat e fundit nga një raport i Prokurorisë, nxjerrin se braktisja e fëmijëve të mitur vijon të jetë dukuri e shoqërisë shqiptare. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” për vitin 2018 është 4,60 %, ndërkohë që në vitin 2017 ka qenë 5,47 %.

Nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në ulje prej 22,5 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal “Braktisja e fëmijëve të mitur”, në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017.

Keqtrajtimi i të miturit

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” për vitin 2018 është 4,15 %, ndërkohë që në vitin 2017 ka qenë 2,9 %. Nga të dhënat statistikore vihetre tendenca në rritje prej 30,23 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal “Keqtrajtimi i të miturit”, në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017.

Dhuna në familje

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” është 89,62 % për vitin 2018 është pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2017, gjatë të cilit rezulton në masën 89,6 %.

Koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë vepër në vitin 2018 është 42,12, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 45,5. Nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në ulje prej 7,71 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal “Dhuna në familje”, në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017.

Numri më i madh i procedimeve të regjistruara për veprën penale të dhunës në familje është në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, që përbën 36 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi.

Në vijim sipas numrit më të madh të procedimeve të regjistruara renditen, prokuroria e shkallës së parë Fier që ka regjistruar 8 % të procedimeve, prokuroria e shkallës së parë Elbasan që ka regjistruar rreth 7 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroritë e shkallës së parë

Shkodër e Fier që kanë regjistruar rreth 6 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria e shkallës së parë Korçë që ka regjistruar rreth 5 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi dhe prokuroritë e shkallës së parë Lushnje, Berat e Vlorë që kanë regjistruar rreth 4 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi.

Prokuroritë e tjera kanë regjistruar një numër procedimesh që përbën më pak se 3 % të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a “Dhuna në familje”, ku numri më i ulët për vitin 2018 rezulton në prokuroritë e shkallës së parë Kukës e Përmet.

Artikulli paraprakARRESTOHET KAPITENI I ANIJES SË MBYTUR NË DANUB, ASNJË GJURMË NGA 21 TË ZHDUKURIT
Artikulli tjetërMIRËPRITET VENDIMI DETYRUES I UEFA-S PËR SHTETET QË NUK E NJOHIN KOSOVËN