Nga Cambrige në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfica e çmendur e ndërmarrë nga Seb Ponari, shqiptari nga Tropoja prej vitesh emigrant në Angli. Në një ceremoni mikpritjeje të organizuar në pikën doganore të Hanit të Hotit, Seb shpërtheu në lot kur shkeli në tokën Shqiptare .

Seb tregon se vrapimin e nisi rastësisht ndërsa tashmë është kthyer në një pasion, i cili u finalizua në këtë udhëtim të çmendur ku përshkoi 9 shtete për të mbërritur në vendlindjen e tij. Kjo sfidë, është një betejë e fitur edhe me vetveten , sfidë me shëndetin fizik por dhe me atë mendor, me të cilin Ponari thotë se është përballur dhe vijon ende betejën.

Sfida do të përmbyllet ditën e nesërme thotë Ponari, me destination banesën e fundit ku prehet i ati, teksa përkujtojnë 10 vjetorin e vdekjes së tij. Në përmbyllje Ponari thotë që sfidën do ta vijojë deri në jug të Shqipërisë, ku më pas do të shijojë rivierën Shqiptare .

Artikulli paraprakMBROJTËSI ARTAN JAZXHI I BASHKOHET VLLAZNISË
Artikulli tjetërFESTIVALI MBARËKOMBETAR I FEMIJEVE NË FUSHË-ARRËZ